Chelsea fiton garën me PSG dhe Bayern për talentin e Lyon

Futboll

Chelsea fiton garën me PSG dhe Bayern për talentin e Lyon

Më: 24 janar 2023 Në ora: 12:59
Chelsea fiton garën me PSG dhe Bayern për talentin e Lyon

Chelsea nuk ndalet në merkato, me londinezët të cilët mbeten përsëri një prej skuadrave më aktive.

Pas afrimeve me peshë si, Madueke, Mudryk, Badiashile apo edhe huazimin e Joao Felix, së fundmi, mediet angleze bëjnë me dije se “Blutë” kanë arritur marrëveshjen me mbrojtësin francez të Lyon, Malo Gusto.

19-vjeçari po luan aktualisht sezonin e tij të tretë në Ligue 1 dhe është një produkt i shkollës së Lyon, ndërsa tani, pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes përfundimtare mes dy klubeve.

Mediet angleze kanë raportuar së fundmi se Malo Gusto është dakordësuar me termat financiar dhe do të firmos një kontratë 6-vjeçare, ndërsa francezët tani kërkojnë të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur sepse Chelsea e kërkon me çdo kusht.

Mbrojtësi ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 dhe drejtuesit e Lyon kërkojnë më shumë se 20 milionë euro, shumë të cilën londinezët duket se janë vendosur ta paguajnë.

Malo Gusto numëron në total 54 ndeshje në të gjitha kompeticionet me skuadrën e Lyon dhe ndiqej me shumë interes nga disa klube, mes tyre edhe Bayern Munich apo PSG, por tani destinacioni i tij i ri do të jetë Premier League dhe Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat