Parashikimi i “super kompjuterit”, Liverpooli dhe Chelsea do e mbyllin jashtë zonës

Futboll

Parashikimi i “super kompjuterit”, Liverpooli dhe Chelsea do e mbyllin jashtë zonës

Më: 24 janar 2023 Në ora: 15:06
Parashikimi i “super kompjuterit"

Chelsea ka shpenzuar 200 milionë paund për blerje gjatë këtij muaji, por “super kompjuteri” ka parashikuar një gjysmë sezoni të vështirë për ta në Premier League.

Sipas parashikimeve Blutë e Londrës mund ta mbyllin në vendin e 9-të renditjen me diku te 53 pikë. Liverpooli gjithashtu sipas “super kompjuterit” do të mbetet jashtë zonës Champions, në vendin e 7-të me 60 pikë.

Arsenali sipas parashikimeve do ta mbyllë në vendin e parë, duke lënë pas Manchester City-in e Guardiolës.

Në katërshen më të mirë pritet të jenë dhe Newcastle dhe Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat