Po martohet 63-vjeçari dhe për herë të tretë e me një vajzë të re, i arratisuri nga drejtësia në shtetin e rajonit 

Futboll

Po martohet 63-vjeçari dhe për herë të tretë e me një vajzë të re, i arratisuri nga drejtësia në shtetin e rajonit 

Nga: K. Goca Më: 24 janar 2023 Në ora: 17:13
Mamiq dhe Jelena

Nuk thonë kot se dashuria nuk njeh moshë, këtë duket se po e vërteton edhe i arratisuri nga drejtësia kroate, ish presidenti i klubit të futbollit Dinamo e Zagrebit, Zdravko Mamiq. 

Mamiq ka 63 vjet dhe raportohet se po martohet me një vajzë 30 vjet më të re. 

 “Zdravko Mamiq martohet për herë të tretë: Kjo është e zgjedhura e tij, 30 vjet më e re”, shkruan media kroate “Veçernj List”.

“Sa për energjinë time, nuk jam ende në dekadën e tetë, jam në të shtatën, si ai. Mirëpo, unë nuk kam energji si ai për të krijuar familje të re”, ishte përgjigjur Çaçiq, duke tërhequr kështu vëmendjen e publikut për atë që përflitet prej kohësh.

“Zdravko Mamiq do ta thotë po-në për të tretën herë! Gjithçka u ekspozua, pa dashje apo me dashje, nga trajneri aktual i Dinamos, Ante Çaçiq, për të cilin Mamiq tha se është një person në dekadën e tetë të jetës dhe nuk ka energjinë e nevojshme për stolin e Dinamos.

Dhe ka zëra se Mamiq ka gjetur një partnere 30 vite më të re në Hercegovinë, me të cilin së shpejti mund të shkojë në martesë.

Siç mëson ‘Story’, bëhet fjalë për të renë Jelena P. nga Ljubushki, me të cilën nuk fshihet nëpër Hercegovinë, por mund të shihet së bashku në Mostar çdo ditë. Flitet se ata kanë blerë një apartament, të cilin aktualisht po e dekorojnë dhe po planifikojnë të jetojnë së bashku.

Jelena ka një martesë më parë, e cila përfundoi për shkak të Mamiqit, dhe gjithçka filloi tre vjet më parë kur ajo thuhej se punonte si sekretare e Mamiqit.

Në atë kohë ai ishte i martuar ligjërisht me Marina Mamiqin, me të cilën ka dy vajza dhe nga martesa e parë ka një djalë, Marija.

Nuk dihet nëse ndërkohë Mamiq i ka dhënë fund zyrtarisht martesës me Marinën, por ai është tërhequr nga publiku dhe gjoja nuk dëshiron të ketë lidhje me bashkëshorten e saj për shkak të lidhjes së tij me një grua nga Hercegovina dy herë më i vjetër se ajo”, shkruan mes të tjera media kroate.

Mamiqi ka ikë nga drejtësia kroate dhe fshihet tash e sa vite në Bosnjë dhe Hercegovinë, pasi është dënuar me 6 vite e gjysmë burgim.

Mamiq është shpallur fajtor për vjedhjen e miliona eurove sa ishte zyrtar në Dinamo Zagreb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat