Laçi tund katër herë rrjetën përballë Kastriotit dhe i largohet fundit

Futboll

Laçi tund katër herë rrjetën përballë Kastriotit dhe i largohet fundit

Më: 25 janar 2023 Në ora: 15:35
Laçi

Laçi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e 18 të Superiores duke iu larguar edhe më shuam zonës së rrezikshme të klasifikimit.

Kurbinasit kanë mundur në shtëpi me shifrat 4-1 Kastriotin në një ndeshje të dominuar që në startin e saj.

Sfida foli për kurbinasit të cilët u shfaqën disa herë rrezikshëm derisa shënuan golin e avantazhit me anë të Shkurtajt. Kjo ia bëri më të thjeshtë më pas lojën, teksa kontrolluan me qetësi manovrën dhe gjetën golin e dytë me anë të Spahiajt.

Në fillimin e pjesës së dytë, goli i Adeleke  praktikisht mbylli ndeshjen pasi krutanët e kishin të vështirë të rrezikonin portën e Dajsinanit.

Rrjeta e Çelës i dha pak shpresa, por në fund ishte Geci ai i cili vulosi fitoren 4-1 që largon laçin nga zona e ftohtë e klasifikimit.

LAÇI 4-1 KASTRIOTI
16′ Shkurtaj, 31′ Spahiu, 48′ Adeleke, 90’+2′ Geci / 81′ Çela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat