Zbulohet ekipi i ri i Hakim Ziyech

Futboll

Zbulohet ekipi i ri i Hakim Ziyech

Më: 25 janar 2023 Në ora: 20:00
Ziyech

Hakim Ziyech do të largohet nga Chelsea teksa ka oferta nga Roma dhe Everton.

Lojtari maroken preferon të udhëhiqet nga Jose Mourinho sesa të pranojë propozimin e klubit anglez.

Sipas The Sun, Roma do të presë vetëm largimin e Nicolò Zaniolo-s, i cili ka qenë i lidhur me Milanin, për të garantuar më pas afrimin e Ziyech dhe për të kapërcyer kështu largimin e italianit.

Mesfushori maroken dëshiron të largohet nga Chelsea për të pasur mundësi të luajë rregullisht, diçka që nuk po ndodh në skuadrën e drejtuar nga Graham Potter.

Ardhja e përforcimeve të njëpasnjëshme vetëm sa rriti dëshirën e lojtarit për t’u larguar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat