Pranë akordit për mesfushorin

Futboll

Pranë akordit për mesfushorin

Më: 26 janar 2023 Në ora: 10:16
mesfushorin

Weston McKennie shumë pranë kalimit te Leeds United.

Klubi i Premier League synon të sigurojë mbijetesën, në një garë mjaft të fortë dhe po punon për të transferuar mesfushorin amerikan nga Juventusi.

McKennie ndiqej që në verë nga Leeds-i i Radrizzanit, megjithatë atëherë nuk o krijuan kushtet e duhura për transferimin.

Aktualisht anglezët janë rikthyer sërish në portat e Juves dhe duan të shfrytëzojnë momentin e vështirë financiar të bardhezinjve.

Klubi anglez ka ofruar deri tani 25 milionë euro, plus 3 të tjera bonus, ndërsa torinezët kërkojnë 35 milionë euro, megjithatë në ditët e ardhshme pritet të arrihet një marrëveshje që do të kënaqte palët.

Vetë McKennie mirëpret një transferim te Leeds United, ku do të gjente edhe dy shokët e tij te SHBA-të, Aaronson dhe Adam. Pikërisht për këtë arsye, më herët mesfushori i talentuar refuzoi edhe transferimin te Aston Villa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat