Cafu: Liverpooli ka mesfushë më të mirë se Real Madridi

Futboll

Cafu: Liverpooli ka mesfushë më të mirë se Real Madridi

Më: 26 janar 2023 Në ora: 10:29
Cafu

Finalistët e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, Real Madrid dhe Liverpool, këtë edicion do të ballafaqohen në fazën e 1/8 së finales.

Duelet e gjigantëve të futbollit botëror janë caktuar për datat 21 shkurt dhe 15 mars.

Braziliani legjendar Cafu beson se Liverpool ka përparësi në këtë duel.

Cafu është i bindur se Liverpool ka një mesfushë më të mirë dhe se kjo do të jetë epërsi për skuadrën e Jurgen Klopp në këto dy përballje.

Ai po ashtu e ka vlerësuar më të mirë kapitenin e “The Reds”, Jordan Henderson se sa kroatin Luka Modriq.

Cafu dhe më pas bëri ekipin e përkryer që do të përbëhej nga lojtarët e këtyre dy skuadrave.

11-shja më e mirë sipas tij do të ishte: Courtois, Alexander-Arnold, Militao, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Thiago, Salah, Benzema, Vinicius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat