Dy kandidatë për stolin e Belgjikës

Futboll

Dy kandidatë për stolin e Belgjikës

Më: 26 janar 2023 Në ora: 10:33
Belgjika

Federata Belge e Futbollit vazhdon të studiojë alternativa të ndryshme për stolin e lënë bosh nga Roberto Martinez, i cili drejtoi “Djajtë e Kuq” nga shtatori i vitit 2016 deri në Botërorin Katar 2022.

Shumë emra janë përfolur, ndërkohë që gara është fokusuar në dy emra.

Shtypi belg shkruan se kandidatët kryesorë janë Mauricio Pochettino dhe Joachim Low.

Drejtuesit e futbollit belg janë fokusuar te këto dy emra dhe ndodhen në bisedime me dy trajnerët e njohur.

Ndërkohë kanë rënë si opsione emrat e Andrea Pirlos, Claude Puel dhe Herve Renard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat