Tifozët e Interit “qajnë” largimin e Alexis Sanchez

Futboll

Tifozët e Interit “qajnë” largimin e Alexis Sanchez

Më: 29 janar 2023 Në ora: 14:32
Sanchez

Në Marsejë po spikat një emër mbi të tjerët, Alexis Sanchez, golashënuesi më i mirë sezonal i bardhekaltërve.

Ai ishte vendimtar edhe në përplasjen e drejtpërdrejtë në Velodrome ndaj Monacos, e mbyllur pa fitues (1-1), duke e mbajtur rivalin direkt për zonën Champions -5 pikë.

Sanchez iu përgjigj me gol sapo nisi pjesa e dytë avantazhit të miqve fale autogolit të shpejtë të Veretout. Për “Niño Maravilla” ishte goli i shtatë në kampionat dhe i dhjeti sezonal.

Kiliani nuk kishte arritur shifra dyfishe sa u përket golave të shënuar që nga viti 2017/2018, kur realizoi 11 gola mes Arsenalit dhe Manchester United.

Tifozët po ndiejnë pak keqardhje për largimin e tij, duke parë se Lukaku dhe Correa kanë qenë të kufizuar nga problemet fizike, duke ndikuar te rezultatet e skuadrës së Inzaghit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat