Një japonez i jep fitoren Bylisit ndaj Kastriotit

Futboll

Një japonez i jep fitoren Bylisit ndaj Kastriotit

Më: 29 janar 2023 Në ora: 15:24
Një japonez i jep fitoren Bylisit ndaj Kastriotit

Bylis ka mposhtur me rezultatin 1-0 Kastriotin në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore.

 Sfida u shoqërua me tensione në fushë dhe në tribunë. Si pasojë e situatave të krijuara trajneri i Bylisit, Naxhi Shensoi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 34’.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim pa gola.

Aktivizimi i japonezit Doi në minutën e 58’ ishte zgjedhja më e mirë që mund të bënte zv.trajneri. Pas shumë tentativave, ai e zhbllokoi duelin në minutën e 76’. Ky gol mjaftoi që ballshiotët të merrnin fitoren e dytë radhazi.

Pas këtij triumfi Bylisi pozicionohet në vendin e 7-të me 23 pikë ndërsa Kastrioti ndodhet në vendin e 10-të me 19 pikë.

BYLIS 1-0 KASTRIOTI

76′ Doi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat