Rikthehet pas 12 vitesh tek ekipi i zemrës

Futboll

Rikthehet pas 12 vitesh tek ekipi i zemrës

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 12:17
Rikthehet pas 12 vitesh tek ekipi i zemrës

Shinji Kagawa rikthehet pas 12 vitesh e gjysmë në vendlindje. Mesfushori i avancuar ka firmosur për një vit me Cerezo Osaka, aty ku luajti katër sezone (2006-2010) përpara se të transferohej te Borussia Dortmund.

Japonezi shkëlqeu në “Signal Iduna Park”, me verdhezinjtë fitoi dy herë Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë, ndërkohë që u shpall edhe kampion Anglie me Manchester United.

33-vjeçari luajti edhe në Turqi me Besiktasin, Spanjë me Zaragozën, Greqi me PAOK-un, ekip me të cilin fitoi Kupën, dhe së fundi në Belgjikë me St Truiden.

Kagawa debutoi me kombëtaren e Japonisë në majin e vitit 2008, duke ia dalë të shënojë 31 gola në 97 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat