Potter flet për të ardhmen e Ziyech te Chelsea pas dështimit të transferimit te PSG

Futboll

Potter flet për të ardhmen e Ziyech te Chelsea pas dështimit të transferimit te PSG

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 19:05
Potter dhe Ziyech

Trajneri i Chelseat, Graham Potter, ka këmbëngulur se Hakim Ziyech mbetet i përkushtuar ndaj klubit, pavarësisht se kalimi i tij në ditën e fundit të merkatos së janarit te Paris Saint-Germain dështoi në minutën e fundit, dhe theksoi se ai është ende një lojtar i rëndësishëm për skuadrën.

Ziyech dukej i destinuar për një kalim te kampioni francez pasi kishte udhëtuar në Paris për të përfunduar një marrëveshje huazimi dhe madje kishte kaluar një testet mjekësore, përpara se një sërë gabimesh administrative nga Chelsea dhe LFP të çonin në anulimin e marrëveshjes.

Chelsea është akuzuar se ka humbur katër telefonata përpara se të dorëzonte dokumente të panënshkruara drejt klubit francez, përpara se të kalonte afati, duke e lënë PSG-në të zemëruar që lëvizja nuk mund të përfundonte.

Reprezentuesi maroken tani do të detyrohet të qëndrojë në “Stamford Bridge” për pjesën e mbetur të sezonit, por Potter beson se zhgënjimi i marrëveshjes së dështuar nuk do të ndikojë te anësori, duke e quajtur atë “profesionist” dhe “të përkushtuar”.

“Ai është një lojtar profesionist”, tha Potter për mediat përpara ndeshjes kundër Fulhamit.

“Ai e kupton situatën. Ai është i përkushtuar ndaj nesh. Ai është i gatshëm për skuadrën kundër Fulhamit dhe do të jetë një lojtar i rëndësishëm për pjesën tjetër të sezonit”, shtoi më tej Potter.

Kjo erdhi pasi shefi i PSG-së, Christophe Galtier ia hodhi fajin Chelseat për transferimin e dështuar, pasi ai pranoi se ishte një goditje që të mos shtohej Ziyech në grupin e tij të lojtarëve, pasi ai punoi shumë për të zëvendësuar Pablo Sarabian, i cili i është bashkuar Wolverhamptonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat