Allegri: Salernitana rivali ynë direkt

Futboll

Allegri: Salernitana rivali ynë direkt

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 11:18
Allegri: rivali ynë direkt

Juventusit i mjaftoi goli i Bremer për të fituar kundër Lazios dhe për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Pengesa për kalimin në finale quhet Inter, me derbin e Italisë që rikthehet në prill me dy sfida të forta.

Max Allegri vlerësoi triumfin e djemve të tij, por mendjen e ka te Salernitana.

Bardhezinjtë do të luajnë në “Stadio Arechi” të martën e ardhshme, takim të cilin trajneri nga Livorno e cilëson si një “finale” mbijetese.

“Gjërat e mira duhen bërë ngadalë, nuk është e nevojshme të nxitohemi.

Ndaj Monzës gabuam në pjesën e parë, ndërkohë që me Lazion zhvilluam një ndeshje të mirë.

Tani duhet të fokusohemi te Salernitana. Diferenca mes dy skuadrave është vetëm dy pikë, kështu që është një ndeshje ndaj një rivali direkt”, u shpreh Allegri.

Trajneri i Juventusit foli rreth mbijetesës edhe pas humbjes ndaj Monzës:

“Duhet të jemi të vetëdijshëm për renditjen, kemi 23 pikë, duhet të fitojmë pikët e nevojshme për të siguruar qëndrimin në Serie A”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat