Ja kush do të vendosë drejtësi në derbin Inter-Milani

Futboll

Ja kush do të vendosë drejtësi në derbin Inter-Milani

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 17:30
Ja kush do të vendosë drejtësi në derbin Inter-Milani

Ditën e djeshme është bërë i njohur edhe njeriu që do të vendosë drejtësi në derbin milanez.

Do të jetë Davide Masa që do të arbitrojë Inter-Milan me Paolo Maxolenin në VAR.

Për bilbilin 41-vjeçar ky është derbi i parë i Madoninës, ndërkohë që numëron 24 përballje të tjera në drejtimin e Interit, që duhet thënë se ka një rekord shumë më pozitiv se i kundërshtarëve.

15 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje të zikaltërve janë një bilanc më i mirë se ai i Milanit.

Masa i ka arbitruar 17 herë kuqezinjtë, në të cilat kampionët e Italisë kanë pasur 6 fitore, 7 barazime dhe 4 humbje, duke bërë që arbitri i derbit të konsiderohet këtë herë fatsjellës për zikaltrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat