Votat flasin në favor të polakut

Futboll

Votat flasin në favor të polakut

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 12:32
Robert Levandovski

La Liga tashmë ka një kampione dimri dhe ajo është Barcelona.

Me takimet e prapambetura të javës së 16-të të luajtura të mërkurën e të enjten është mbyllur gjysma e garës në La Liga.

Nëse Barcelona është skuadra më e mirë me 50 pikë nga 57 të mundshmet të grumbulluara, lojtari më i rëndësishëm i fazës së parë në Spanjë ka qenë sulmuesi i saj Robert Levandovski.

Verdikti është dhënë nga tifozët që ndjekin kampionatin spanjoll dhe që kanë votuar për gazetën “Marca” dhe “Socios.com”.

Përdoruesit e kanë zgjedhur tashmë polakun e Barcelonës si më të mirin në fazën e parë të kampionatit. Në tri nga 19 javët e luajtura në La Liga, polaku është shpallur lojtari më i mirë.

Ndjekësit e tij janë Valverde (Real Madrid), Grizman (Atltiko Madrid) dhe Iago Aspas (Selta Vigo), të cilët janë shpallur dy herë si “Lojtari më i mirë”. Nga ana tjetër, Reali i Madridit është skuadra që ka pasur më shumë lojtarë të shpallur si “Lojtari më vendimtar i javës”.

“Los Blancos” kanë mundur të fitojnë 6 herë anketën, teksa pas tyre vijnë rivalët e qytetit, Atletiko dhe Barcelona me nga 4 herë. Levandovski erdhi me shumë bujë te Barcelona në fillimin e sezonit.

Por natyrisht duke parë dhe moshën e tij 34 vjeç ecuria e polakut shihet me njëfarë dyshimi.

Por ai ka ditur të tregojë se nuk ka humbur asgjë nga instinktet e tij, duke na shfaqur Levandovskin që kemi njohur te Bajerni.

Leva shënoi edhe në ndeshjen e fundit të Barcelonës, kundër Betisit 1-2. Ky ishte goli i tij i parë në La Liga që pas kthimit nga pezullimi prej 3 ndeshjesh. Gjithsej, ky ishte goli numër 14 për Levandovskin në La Liga, duke qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjolle deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat