Pato: E këshilloj sulmuesin të ndjekë zemrën!

Futboll

Pato: E këshilloj sulmuesin të ndjekë zemrën!

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 20:12
Leao

I intervistuar nga mediet italiane, ishi i Milan, Alexandre Pato ka folur se kush mund të jetë vendimtar në derbin e kësaj të diele me Inter.

Sipas Patos, “kuqezinjtë” nuk kanë vetëm Leaon, por edhe Giroud lojtar goli.

“Leao mund të bëjë diferencën, por mua më pëlqen shumë edhe Giroud.

Ai është një loji goli dhe në derbi ai tashmë di të shënojë.”-tha ai.

Një nga temat e nxehta të këtij viti është padyshim kontrata e Leaos, e cila skadon në qershor të 2024-ës dhe bisedimet për rinovimin kanë muaj që vazhdojnë.

Pato e këshilloi portugezin që të:

“Bëjë atë që ndjen me zemër, sepse ndonjëherë keni shumë njerëz rreth jush që ju thonë se çfarë të bëni.

Ai duhet të vendosë për atë që mendon se do ta bëjë të lumtur. Leao te Milani gjithsesi ka një shtëpi, ka gjithçka që i nevojitet. Nëse mund t’i jap disa këshilla, i them që të qëndrojë gjithmonë aty.".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat