Chelsea vendos për të ardhmen e Silvas

Futboll

Chelsea vendos për të ardhmen e Silvas

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 11:49
Thiago Silva

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra e Chelseat ka arritur marrëveshje të plotë me Thiago Silvan për të nënshkruar një kontratë të re.

Chelsea dhe Silva kanë marrëveshje verbale për rinovim të kontratës deri në muajin qershor të vitit 2024, ku mbrojtësi brazilian do ta vazhdojë të ardhmen në Londër.

Drafti i marrëveshjes së re është duke u përgatitur pasi që Thiago Silva dha dritën e gjelbër oër ta rinovuar kontratën me “Blutë”.

Kontrata do të nënshkruhet së shpejti, dhe Silva do të jetë njëri nga liderët e skuadrës së Chelseat brenda dhe jashtë fushës në sezonin 2023/24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat