PSG do të tentojë për Guardiolan

Futboll

PSG do të tentojë për Guardiolan

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 12:02
PSG do të tentojë për Guardiolan

Paris Saint-Germain nuk po mund të rehatohet me trajnerë.

Eliminimi nga Kupa e Francës ia ka lëvizur karrigen Christophe Galtierit me të madhe dhe parisienët veçse kanë nisur të shohin për zëvendësues.

Sipas Fichajes, klubi francez do të tentojë ta marrë trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolan, nëse ky i fundit vendos të largohet nga klubi anglez.

Spanjolli ka një kohë të gjatë që është pjesë e “Citizens”, megjithatë ai kishte thënë se nuk do të largohet pa e fituar një Ligë të Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat