Rikthehet Superliga e Kosovës

Futboll

Rikthehet Superliga e Kosovës

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 12:03
Topi

Pas një pauze shumë të gjatë, këtë fundjavë do të rikthehet Superliga e Kosovës në futboll.

Nesër me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohen tri ndeshje të xhiros së 19-të, kurse të dielën edhe dy tjera.

Kampioni në fuqi, Ballkani do të udhëtojë për t’u përballur me Malishevën, kurse Drenica do të jetë nikoqir i Llapit.

Ndërkohë, Gjilani do ta presë Ferizajn.

Të dielën, Trepça’89 e pret Dritën, kurse Prishtina i shkon Dukagjinit.

Edhe këto dy përballje nisin nga ora 13:00 të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat