Liverpooli, United dhe Arsenali po e monitorojnë Fatin

Futboll

Liverpooli, United dhe Arsenali po e monitorojnë Fatin

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 14:26
Fabrizio Romano

Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, tre gjigantë të Premier Ligës po e përcjellin me kujdes situatën e Ansu Fatit te Barcelona.

Bëhet fjalë për Liverpoolin, Manchester United dhe Arsenalin, të cilat po e monitorojnë situatën e Fatit.

Barcelona po insiston se dëshiron ta mbajë Ansu me çdo kusht, ku pjesa e dytë e këtij sezoni do të jetë vendimtare për të ardhmen e ylli spanjoll.

Ndërkaq, gjiganti gjerman Bayern Munich nuk po mendon që të bëjë ndonjë lëvizje për Fatin, pavarësisht spekulimeve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat