Zaniolo, prapaskena

Futboll

Zaniolo, prapaskena

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 18:23
Zaniolo, prapaskena

Jetë e re në Turqi për Nicolo Zaniolo. Futbollisti i ka thënë lamtumirë Roma-s dhe ka kaluar te Galatasaray.

Ish-lojtari i verdhekuqve përgatitet të nisë edhe në fushë aventurën e tij të re.

Një prapaskenë interesante është zbuluar nga Corriere dello Sport në lidhje me përshëndetjet mes italianit dhe pjesës tjetër të skuadrës italiane.

Nga sa mësohet, vetëm tre shokë të skuadrës i kanë dërguar një mesazh Zaniolo-s para daljes nga chat-i i skuadrës.

Ndoshta një tregues për ndonjë fërkim mes palëve për shkak të situatave në merkato që janë krijuar në ditët e fundit përveçse refuzimit për të luajtur dhe problemeve që janë krijuar me Mourinhon dhe klubin.

Gjithsesi, duket se lojtarët që i kanë uruar fat për aventurën e tij të re në Turqi kanë qenë mbrojtësi Smalling, sulmuesi Abraham dhe Leonardo Spinazzola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat