Kukësi pret në “shtëpi” Kastriotin, Laçi përballet me Egnatian

Futboll

Kukësi pret në “shtëpi” Kastriotin, Laçi përballet me Egnatian

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 11:43
Stadiumi Air Albania

Në orën 13:00, Kategoria Superiore do të nisë javën e 21-të, me Kukësin dhe Kastriotin, që do të përballen ditën e sotme për 3 pikë të vlefshme për largimin nga zona e “ftohtë” e tabelës.

Ndërkaq, Laçi do të presë në “shtëpi”, “kavajsit” e Egnatias, me të dyja ekipet që i ndajnë vetëm 2 pikë nga njëri-tjetri, me “kurbinasit” që kanë 29 pikë dhe pozicionohet në vendin e 5-të, ndërsa Egnatia deri më tani ka grumbulluar 27 pikë dhe ndodhet 1 vend më poshtë se “kurbinasit”.

Përballja më e spikatur e kësaj jave do të zhvillohet ditën e nesërme, me kryesuesit e kampionatit, Tiranën dhe Vllazninë, që do të përballen në kryeqytet.

Ndeshjet e javës së 21-të:

Kukësi-Kastrioti ora 13:00

Laçi-Egnatia ora 13:00

12/02/2023

Erzeni-Teuta ora 16:00

Tirana-Vllaznia ora 16:00

13/02/2023

Partizani-Bylis ora 13:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat