Tri mungesa të rëndësishme në All Star

Futboll

Tri mungesa të rëndësishme në All Star

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 12:49
Tri mungesa të rëndësishme në All Star

Në Tri mungesa të rëndësishme në All Starpërballjen e shumëpritur “All Star Game”, e planifikuar për fundjavën e ardhshme në Salt Lake City, Utah, do të ketë tri mungesa të rëndësishme për shkaqe fizike.

NBA njoftoi të premten se Stephen Curry (këputje e pjesshme e ligamentit në këmbën e majtë) Kevin Durant (ndrydhje në gjurin e djathtë) dhe Zion Williamson (këputje muskulore në kofshën e djathtë) nuk do të mund të riaftësohen në kohë për këtë përballje ekzibiconi.

Për t’i zëvendësuar “yjet” e lartpërmendur, u thirrën nga Komisioneri i NBA, Adam Silver: Anthony Edwards (Minnesota Timberwolves), De’Aaron Fox (Sacramento Kings) dhe Pascal Siakam (Toronto Raptors).

Meqenëse tre të dëmtuarit do të ishin titullarë, Joel Embiid (Philadelphia 76ers), Ja Morant (Memphis Grizzlies) dhe Lauri Markkanen (Utah Jazz), kalojnë nga rezervat në formcionin titullar për të plotësuar vendet që lënë bosh nga mungesat e rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat