Hallaçi i ka idetë e qarta

Futboll

Hallaçi i ka idetë e qarta

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 15:52
Hallaçi i ka idetë e qarta

Trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi, e ka vlerësuar si fitore shumë të rëndësishme atë të skuadrës së tij ndaj Kastriotit, në një ndeshje që sipas tij nxori në pah faktin se ekipi po ndryshonte mënyrën e lojës.

“Kemi mbajtur topin në zotërim gjatë gjithë kohës, ekipi funksionoi shumë mirë.

Do ta lidhja pak me ndeshjen me Vllazninë, ndonëse humbëm ndeshjen, fituam lojën.

Themi që të mbajmë topin ne duke e qarkulluar.

Duke pasur Barbosën shtatlartë në ekip kanë munduar që të luajnë me top të gjatë, por po mundohemi në stërvitje që të punojmë dhe mbajmë topin dhe të shkojmë me pasime të zona e kundërshtarit.

Skuadra po bindet, jemi në rrugën e duhur, skuadra funksionoi mirë kur kundërshtari hidhte topin e gjatë. Kemi tentuar portën, kemi luajtur në krahë, mendoj se gjërat kanë shkuar mirë.

Nuk shënuam në pjesën e parë që iu afruam shumë portës, por shpresojmë që të shënojmë më shumë gola se mund të jemi në ankth deri në fund. E rëndësishme është që Rashiti ka marrë disa minuta, të gjithë që kanë ardhur kanë marrë minuta dhe po shohim formën e të gjithëve. Vazhdojmë punën se kemi fituar një ndeshje dhe na pret një ndeshje shumë e vështirtë.

Se e rëndësishme është që skuadra kur humbet, ka forcë reagimi.

Më i kënaqur jam për pikët, por duke ditur për vazhdimësinë që të kemi garanci për lojën, duhet t’i kemi të dyja se kemi shumë ndeshje.

Por fitorja bën diferencën për pozitat, me ngroh mënyra te luajturit dhe shpresojmë të vazhdojmë me këtë stil. Me këtë vështirësi që kemi mbi supe, lojtarët me kualitete e eksperiencë po na japin frymëmarrje, shpresojmë të jemi në rrugën e duhur.

Por çdo ndeshje ka vështirësinë e madhe, sot kishim shumë raste dhe me shumë sforco shënuam një gol dhe kjo tregon vështirësinë e çdo ndeshje.

Fillimisht kemi punuar disa ditë në aspektin fizik për të ngritur skuadrën në këtë lloj përgatitje, pastaj ishte një kohë e shkurtër se kampionati filloi shumë shpejt.

Duhej që lojtarët të kuptonin mënyrën e të luajturit, filozofinë që kërkoj. Mirë po shkojnë gjërat, shpresojmë të përmirësojmë se nuk premton koha.

Por edhe trajnerët e tjerë kanë bërë më të mirën dhe i kanë dhënë ndihmesë skuadrës.

Po punojmë me idetë e mia, por kuptohet kam punuar shumë në analizat që kam bërë me skuadrën për të rritur moralin se i kam thënë që keni karrierë, CV shumë të mira.

Ndërsa të tjerët që janë të rinj dhe u kam thënë që nuk e meritonin vendin ku jeni, por kanë ndodhur për situata të ndryshme, kam punuar në aspektin psikologjik dhe lojtarët më kanë kuptuar drejt”, tha Hallaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat