Pjesa e parë: Katër gola të shënuar mes Monacos dhe PSG

Futboll

Pjesa e parë: Katër gola të shënuar mes Monacos dhe PSG

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 17:59
Lojtarët e Monacos

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Monacos dhe Paris Saint-Germain, ku nikoqirët hyjnë drejt zhveshtores në epërsi prej dy golave.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Louis II” u shënuan plot katër gola, ku Monaco po avancon me rezultat 3:1 nda PSG-së.

Aleksandr Golovin (minuta e 4’) dhe Wissam Ben Yedder me dy gola (minuta e 18’ dhe 45+1’) shënuan golat deri tani për Monacon, kurse te PSG golashënuesi i vetëm ishte Warren Emery-Zaire (minuta e 39’).

Pjesa e parë, 3:1 në favor të Monacos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat