Lojtari nga Kosova debuton për Bayernin, kjo është nota për të

Futboll

Lojtari nga Kosova debuton për Bayernin, kjo është nota për të

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 11:34
Arijon Ibrahimoviç

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviç, debutoi me fanellën e Bayernit ditën e djeshme në duelin kundër Bochum, ku bavarezët triumfuan me rezultatin 3-0.

Ai u hodh në fushë në minutën e 77-të duke zënë vendin e gjermanit Leroy Sane.

Kësisoj, 17-vjeçari u bë lojtari i dytë më i ri në historinë e klubit që debuton në një moshë kaq të re.

Para tij kishte debutuar talenti gjerman, Paul Wagner, i cili ishte vetëm 16-vjeçar.

Ibra shqiptar edhe pse nuk pati shumë minuta në fushë arriti të tregoi një paraqitje relativisht të mirë.

17-vjeçari u vlerësua me notën 6.9 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat