Kessie tek Inter

Futboll

Kessie tek Inter

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 12:44
Kessie

Mesfusha është reparti më i mbipopulluar te Barcelona. Xavi ka në dispozicion talente si Pedri, Gavi apo De Jong, dhe Franck Kessie po has vështirësi për të fituar një post titullari.

26-vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka nisur si titullar vetëm dy ndeshje në La Liga me Barcelonën.

Ai u transferua tek ekipi katalanas si lojtar i lirë gjatë merkatos së verës.

Shumë është përfolur për të ardhmen e ish-milanistit. Sidomos për një rikthim në Serie A.

Media të ndryshme raportojnë se Kessie është afër Interit.

Në lidhje me këtë lajm ka ardhur një reagim zyrtar. Agjencia që përfaqëson të drejtat e mesfushorit afrikan, ka mohuar zërat e transferimit tek Interi.

“Merkato është mbyllur, por ende dëgjojmë lajme të pavërteta”, lexohet në komunikatën zyrtare të agjencisë që kujdeset për të drejtat e Kessie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat