Agjentët e Kessie japin një përgjigje

Futboll

Agjentët e Kessie japin një përgjigje

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 16:21
Agjentët e Kessie japin një përgjigje

Barcelona ka një mesfushë të mbipopulluar dhe Kessie është ai për të cilin nuk ka një vend titullari.

26-vjeçari u afrua në Barcelonë si një transferim i lirë, por ish-lojtari i Milanit nuk ka gjetur hapsira.

Së fundmi, përflitet se Inter ka filluar përsëri të interesohet për të, dhe këtë herë nuk kanë ndërmend të ofrojnë në shkëmbim kartonin e Brozovic, por vetëm një shumë në më pak se 30 milionë euro.

Në lidhje me këtë lajm ka ardhur një reagim zyrtar. Agjencia që përfaqëson të drejtat e mesfushorit afrikan, ka mohuar zërat e transferimit tek Interi.

“Merkato është mbyllur, por ende dëgjojmë lajme të pavërteta”, lexohet në komunikatën zyrtare të agjencisë që kujdeset për të drejtat e Kessie.

Megjithatë, thuhet se zikaltërit do të provojnë një transferim të tijin në merkaton e verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat