Lyon nuk gabon në shtëpi

Futboll

Lyon nuk gabon në shtëpi

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 23:23
Rayan Cherki

Lyon nuk gabon në shtëpi dhe merr maksimumin ndaj Lens në sfidën e vlefshme për javën e 23-të!.

Nuk ishte mbrëmja më e mirë për vendasit, por në fund ia dolën të merrnin tri pikët dhe të ruajnë ritmin, ndërsa të besuarit e Haise bëjnë një tjetër hap fals dhe kjo ishte ndeshja e katërt radhazi pa fitore duke fikur ëndrrën për titullin kampion.

Në fraksionin e parë Lens kishte më shumë vizion dhe iniciativë, por vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Lacazette, me sulmuesin i cili realizoi në minutën e 23-të.

Një moment që ndryshoi gjithçka, me Lens që krijoi përsëri volum dhe realizoi golin e barazimit me anë të një perle të Machado-s në minutën e 39-të.

1-1 dhe kështu u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, Lyon kishte rritje dhe realizoi golin e dytë në minutën e 64-të me anë të Rayan Cherki.

Sulmuesi shfrytëzoi në maksimum pasimin e Caqueret dhe në fund rezultoi një gol vendimtar sepse pavarësisht dëshirës së Lens asgjë nuk ndryshoi.

Lyon ngjitet kështu në vendin e nëntë me 35 pikë, ndërsa Lens mbetet në vendin e katërt me 46 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat