Hakan Calhanoglu flet për tërmetin në Turqi

Futboll

Hakan Calhanoglu flet për tërmetin në Turqi

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 12:33
Hakan Calhanoglu

E tërë bota këto ditë i ka sytë kah Turqia dhe nga Siria, të cilat u goditën nga tërmetet e tmerrshme, të cilat i lanë dhjetëra mijëra të vdekur.

E të tronditur mbi të gjitha kanë mbetur edhe ata që vijnë nga këto dy vende.

Hakan Calhanoglu është futbollist turk, i cili luan në Itali për Interin.

Ai i ka përshkruar si të tmerrshme pamjet që i ka parë nga vendi i ngjarjes përmes mjeteve elektronike, ndërsa i ka falënderuar ata që e ndihmuan atdheun e tij në momentet më të vështira, ndoshta edhe në histori të tij.

“I falënderoj të gjithë shokët e skuadrës dhe familjen e Interit, të cilët më kanë qëndruar afër. Kam marrë shumë mesazhe nga tifozët. E kemi përjetuar një termet mjaft të fortë. Të shohësh pamje të tilla nuk është e lehtë. Jemi duke bërë gjithçka për t’i ndihmuar këta persona. Duhet të bëhemi bashkë për të dalë sa më shpejt nga kjo situatë”, deklaroi ish-futbollisti i Milanit.

Në mesin e shumë viktimave në Turqi ka edhe sportistë, të cilët nuk ia dolën të mbijetonin pasi përfunduan nën rrënoja të ndërtesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat