Debuton me Sepsin

Futboll

Debuton me Sepsin

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 13:49
Enriko Papa

Enriko Papa ka debutuar me fanellën e Sepsit.

Mesfushori shqiptar, i cili u huazua nga klubi turk i Rizesporit pak ditë më parë, u rikthye në Rumani, aty ku ka luajtur për shumë vite me fanellën e Botoshanit.

Tani pjesë e ekipit të Sepsit deri në fundin e sezonit, Papa u aktivizua në ndeshjen e ditës së djeshme ndaj Targoviste, e përfunduar me rezultatin 2-2, e vlefshme për javën e 24-t të kampionatit rumun.

Ndërkohë, sa i përket Papës, ai u aktivizua në minutën e 62-të të takimit dhe shenja që la në këtë ndeshje ishte vetëm një karton i verdhë i marrë në minutën e 90-të.

29-vjeçari që ka qenë pjesë e Superiores më përpara do të ndihmojë ekipin e Sepsit për të ruajtur vendin në gjashtë ekipet e para në kampionatin rumun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat