Berisha po kalon situatën më të vështirë në karrierë

Futboll

Berisha po kalon situatën më të vështirë në karrierë

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 14:46
Berisha

Situata e Etrit Berishës te Torino vazhdon të jetë tepër e komplikuar.

Klubi italian ka përjashtuar nga ndeshjet portierin dhe emri i tij nuk do të figurojë gjatë përballjeve të mbetura këtë sezon.

Madje Etriti nuk do të stërvitet me pjesën tjetër të grupit, por stërvitja e tij do të realizohet veçmas.

Ky është kursi që ka ndjekur Torino në lidhje me gardianin e Kombëtares shqiptare, i cili është në situatën më të vështirë të karrierës së tij.

Do të luhej miqësorja Shqipëri-Itali dhe në konferencën për shtyp, i pyetur nga gazetarët për situatën në Torino,

Berisha shprehu pakënaqësinë e mosaktivizimit dhe rishikimit të pozicionit në muajin janar, pasi deri në ato momente, trajneri Juriç nuk e kishte futur as në Kupën e Italisë, një portier i cili në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar ishte titullar duke fituar vendin me serbin Saviç, shkruan Panoramasport.al.

ASNJË TRANSFERIM NË JANAR- Ishin këto fjalë që turbulluan ujërat dhe në merkaton e janarit, Torino kërkonte që ta shiste Etritin në një ekip tjetër. Rroga e tij sezonale për 800 mijë euro do të ishte një kursim, por nuk pati asnjë transferim dhe nuk u gjet asnjë zgjidhje.

Për më tepër, Torino afroi një tjetër portier si Gemelo, të planifikuar si zëvendësuesin e Saviçit.

Kështu që Berisha mbeti në klub, ku po jeton me Torinon në një shtëpi, por veçse të ndarë.

Një situatë që nuk e ndihmon aspak ecurinë e tij.

Një sezon i tërë jashtë dhe në moshën 33 vjeç, nuk është kushti ideal për në tregun e transferimeve.

Për të renduar më tej rrethanat, mungesa në skuadër prej disa ndeshjesh tashmë. Dhe kur mendon se vjet ishte një film krejtësisht ndryshe.

Pjesa e dytë e sezonit e pa Berishën si protagonist, ku Vanja u refuzua përkohësisht nga Ivan Juriç dhe Etriti doli në skenë duke nxjerrë në pah të gjithë eksperiencën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat