Shehi nis përgatitjet për sfidën me Kastriotin

Futboll

Shehi nis përgatitjet për sfidën me Kastriotin

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 15:14
Shehi

Tirana do të luajë ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Kastriotit.

Për këtë sfidë, Shehi do të ketë një forcë më shumë, pasi Albano Aleksi kthehet nga pezullimi dhe kartonët.

Po kështu pritet që gjërat të ndryshojnë edhe në formacion dhe ekipi mund të kthehet me skemën e vjetër me katër mbrojtës.

Stafi ka këshilluar lojtarët që të kenë kujdes në fushë në ndeshjet e radhës.

Me nga tre kartonë të verdhë te Tirana janë Bekaj, Iseni, Hila, dhe Najdovski, dhe nëse ndëshkohen edhe në sfidën me Kastriotin do të humbasin takimin e radhës në Superiore.

Tirana është në krye të renditjes me tri pikë më shumë se Vllaznia e vendit të dytë. Tre trofe pretendon të fitojë Tirana këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat