U mbajt seminari për licencimin e klubeve për garat evropiane 

Futboll

U mbajt seminari për licencimin e klubeve për garat evropiane 

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 15:44
U mbajt seminari për licencimin e klubeve për garat evropiane 

Sot në selinë e FFK-së është mbajtur seminari për licencimin e klubeve për garat e UEFA-s për edicionin garues 2023/24, ku morën pjesë zyrtarët e klubeve të Albi Mall Superligës.

Në këtë seminar menaxheri i licencimit, Bajram Shala dhe eksperti financiar i FFK-së, Indrit Canolli i njoftuan klubet për ndryshimet që ka pësuar Rregullorja e UEFA-s për licencim në garat evropiane si dhe për kriteret që duhet plotësuar fazë pas faze deri në finalizimin e plotë të këtij procesi.

Po ashtu, kontributin e tyre në diskutimet rreth kritereve të ndryshme të këtij procesi e dhanë edhe anëtarët e Komisionit të Licencimit të Shkallës së Parë, Naim Havolli, Safet Berisha dhe Jusuf Tortoshi.

Tashmë është krijuar një përvojë e mirë në përmbushjen e kritereve për licencim dhe kryesisht klubet tona kanë arritur ta kalojnë me sukses këtë proces në vitet e mëparshme.

Procesi i licencimit të klubeve do të përmbyllet deri në muajin maj. Një seminar i këtillë do të mbahet edhe të mërkurën me klubet e Sigal Superligës së femrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat