Son i ka idetë e qarta për sfidën në Itali

Futboll

Son i ka idetë e qarta për sfidën në Itali

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 17:21
Son

Sulmuesi i Totenhemit, Heung Min Son, është një nga rreziqet e Milanit për ndeshjen e sotme.

Sulmues i majtë, i aftë në driblime, e sidomos goditje nga distanca.

Davide Kalabria do të ketë një test të vështirë ndaj koreanit, i cili duke folur në lidhje me ndeshjen e sotme të orës 20:45 ka deklaruar.

“Humbja me Lesterin duhet lënë pas krahëve.

Kemi nevojë të përqendrohemi, sepse kemi një ndeshje me shumë rëndësi pas disa orësh.

Nuk dua të flas shumë tani, sepse mendojmë vetëm për të reaguar pas disfatës së kampionatit.

Ne duhet të shohim përpara, sepse e dimë rëndësinë e përballjes. Lojtarët ëndërrojnë të luajnë në Champions, por në fazën eliminatore, nëse bën gabime e pëson menjëherë.

Është një mësim i madh për ne. Tani duhet të shkojmë në Milano dhe të mendojmë për të arritur një rezultat sa më pozitiv”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat