Manchester United ka marrë një paralajmërim

Futboll

Manchester United ka marrë një paralajmërim

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 17:38
Barcelona

Manchester United ka marrë një paralajmërim për një taktikë të re “befasuese” që po përdoret nga Barcelona. Djajtë e Kuq udhëtojnë në Nou Camp për ndeshjen e parë të përballjes së Europa League të enjten.

Të dyja skuadrat shkojnë në përballje në formë mbresëlënëse. United ka regjistruar pesë fitore nga gjashtë ndeshjet e fundit, ndërsa Barcelona kryeson La Liga-n me një avantazh prej 11 pikësh.

Ylli spanjoll Pedri, 20 vjeç, i dhuroi fitoren e fundit ekipit që mposhti 1-0 Villarreal-in të dielën.

Nëndetësja e Verdhë drejtohet nga Quique Setien, i cili ishte në krye të katalanasve në vitin 2020 dhe është ai që ka nxjerrë në pah taktikën e re që po vendoset nga klubi i tij i vjetër.

Duke folur për Mundo Deportivo, ai tha: “Ka diçka që kjo skuadër e Barcelonës ka ndryshuar shumë, e cila është loja pa top. Të dhënat janë atje, Barcelona është skuadra që vrapon më shumë pa top. Duket e habitshme, apo jo?”.

Si Pedri ashtu edhe Gavi kanë luajtur një rol kyç në ringjalljen e Barçës këtë mandat pasi trajneri Xavi i kushton më shumë rëndësi distancës së përshkuar nga lojtarët e tij dhe presionit ndaj kundërshtarëve.

Ai madje tha se sulmuesi Robert Lewandowski është “mbrojtësi i parë i ekipit” pas fitores të së dielës. Dhe kjo është diçka për të cilën homologu i tij tek United, Erik ten Hag, do të duhet të gjejë një zgjidhje.

Megjithatë, Barcelona ka pësuar një goditje të madhe në ndërtimin e lojës. Kapiteni i tyre me ndikim dhe maestro i mesfushës Sergio Busquets nuk do të luajë pasi një dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Sevilla-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat