Rekordi i pakrahasueshëm i Coman nuk preket!

Futboll

Rekordi i pakrahasueshëm i Coman nuk preket!

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 23:18
Kingsley Coman

Kingsley Coman është me të vërtetë një lojtar i veçantë.

Futbollisti francez i Bayern Mynih, vazhdon të lërë shenjë me kombëtaren e vendit të tij dhe me bavarezët, duke regjistruar një statistikë me të vërtetë mbresëlënëse.

Lojtari i cili i dha Ligën e Kampioneve në vitin 2020 Bajernit duke i shënuar PSG-së në finale, përsëriti sot veten në Paris, qytetin e tij të lindjes dhe ndaj skuadrës te e cila u rrit dhe ku debutoi mes profesionistëve.

Sfida u mbyll me shifrat 1-0 për Bayernin dhe Coman vazhdoi të mbante të pathyer statistikën e tij të pakrahasueshëm me askënd në këto nivele në futbollin botëror.

Ai rezulton se nuk ka humbur asnjë ndeshje zyrtare në të cilën ka shënuar, me klub apo kombëtare.

Kështu, Coman regjistron 53 fitore dhe 3 barazime, me 0 humbje në karrierën e tij sa herë që shkruan emrin mes autoreve të golave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat