Shkupi befason të gjithë me vendimin e fundit

Futboll

Shkupi befason të gjithë me vendimin e fundit

Nga: K. G. Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 23:24
Fanella e Shkupit

Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet katastrofal, që mori më shumë se 35 mijë jetë njerëzish dhe në shenjë zie për këtë tragjedi kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Shkupi ka vendosur të ndërrojë fanellën.

Pronarët e Shkupit, të cilët janë investitorë nga Turqia, në shenjë nderimi për familjet, vendosën deri në fund të sezonit që lojtarët e tyre të luajnë me fanella për nder të viktimave.

Kampionati i Maqedonisë së Veriut vazhdon këtë fundjavë.

Shkupi do të ndeshet me Shkëndijen në stadiumin në Kërçovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat