Ish-trajneri i Italisë largohet nga bota e futbollit

Futboll

Ish-trajneri i Italisë largohet nga bota e futbollit

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 11:07
Prandelli

Ish-trajneri i Italisë Cesare Prandelli largohet nga bota e futbollit!

Detyra e fundit e italianit daton para një viti teksa ishte në krye të Fiorentinës në Serie A, por tashmë vetë 65-vjeçari thekson se nuk i mungon më profesioni i tij ndërsa shtoi se fakti që po qëndron larg futbollit ia ka zbukuruar jetën.

“Pasioni është gjithnjë i pranishëm, por nuk më mungon detyra e trajnerit dhe besoj se tashmë nuk ka më kthim pas.

Fakti që jam larguar nga futbolli dhe po e ndjek në distancë duket se më ka bërë mirë.

Nuk ka të bëjë me depresionin, por ndihesha në ankth dhe i vetmuar kjo edhe prej mbylljes së stadiumeve si pasojë e COVID-19.

E falenderoj Fiorentinën sepse më mirëkuptoi, tani më duket sikur kam zbuluar kënaqësinë e normalitetit”, u shpreh Prandelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat