I jepet lamtumira e fundit ish trajnerit të famshëm të Prishtinës dhe Kroacisë

Futboll

I jepet lamtumira e fundit ish trajnerit të famshëm të Prishtinës dhe Kroacisë

Nga: K. Goca Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 15:33
Pamje nga varrimi i Mirosllav Çiro Bllazheviq

Personalitete të shumta të jetës politike, kulturore e sportive, familjarë, qytetarë të shumtë kroatë, sot morën pjesën për t’i dhënë lamtumirën e fundit, për në banesën e fundit ish trajnerit të famshëm të Prishtinës dhe ish selektorit të kombëtares së Kroacisë, Mirosllav Çiro Bllazheviq (88 vjeç).

“U varros Çiro Bllazheviq, erdhën shumë figura të njohura për t'i dhënë lamtumirën e fundit trajnerit legjendar”, shkruan media kroate “Veçernj List”.

“Pas përkujtimit që u mbajt në sallën e ‘Vatroslav Lisinskit’, legjendari Çiro u varros në Mirogoj. 

Image

Pamje nga varrimi i Bllazheviqit

Bllazheviqit i dhanë lamtumirën e fundit futbollistë, aktorë, drejtues të shtetit, miq dhe tifozë të shumtë”, shkruan media tjetër kroate “24 sata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat