Lajm pozitiv është kthimi në stërvitje i Ferhan Hasanit dhe Ljupço Dorievit

Futboll

Lajm pozitiv është kthimi në stërvitje i Ferhan Hasanit dhe Ljupço Dorievit

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 16:47
Shkëndija

Shkëndija e Tetovës nga e hëna në Tetovë punojnë për takimin e fundjavës me Shkupin dhe stafi teknik beson të ketë në dispozicion gjithë futbollistët.

"Shkëndija ka hyrë në fazën përfundimtare të përgatitjeve pë ndeshjen e parë të gjysmësezonit pranveror e paraparë për të dielën (19 shkurt).

Përgatitjet dimërore praktikisht kanë përfunduar te premten në Antalia të Turqisë, ndërsa pas dy ditëve të lira pas kthimit, nga dita e hënë në stërvitje punohet enkas për ndeshjen me Shkupin.

Dje para dite në One Hospital futbollistët kanë bërë analizat e pasqyrës së gjakut, ndërsa pas dite u zhvillua stërvitja e planifikuar në terren.

Lajm pozitiv është kthimi në stërvitje i Ferhan Hasanit dhe Ljupço Dorievit, pasi të dy munguan në testin e fundit kontrollues në Turqi të enjten e shkuar përballë kampionëve të Letonisë, Valmiera FC (2:2).

Kapiteni ka tejkaluar shqetësimet me gishtin e këmbës dhe stërvitet me ngarkesë maksimale.

Ndërkohë edhe Doriev në testimet fizike ka rezultuar i gatshëm duke kaluar stërvitjen e plotë me ngarkesa si gjithë futbollistët tjerë, me ndryshim që stafi mjekësor ka kërkuar ekzaminime shtesë dhe rezultatet nga rezonanca mangentike do të japin përgjigjen përfundimtare për gjendjen e tij reale.

Stërvitjen e të martës e lëshoi portieri Kostadin Zahov për shkak se ishte me temperaturë.

I vetmi futbollist që mbetet përfundimisht jashta kombinimit është Almir Rexhepi, i cili u dëmtua para udhëtimit në Turqi dhe vazhdon rikuperimin përmes stërvitjeve individuale dhe nën mbikqyrjen e stafit mjekësor", njofton KF Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat