Inzaghi, Interi ka vendosur

Futboll

Inzaghi, Interi ka vendosur

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 18:35
Inzaghi

Paraqitjet me ulje-ngritje të Inter-it po i bëjnë drejtuesit të pyesin veten për të ardhmen e ish-trajnerit të Lazio-s.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, në fakt klubi është i pakënaqur me punën e bërë nga trajneri.

Për të qenë të saktë, drejtuesit besojnë se kanë ndërtuar një ekip për të qenë konkurrues në të gjitha frontet dhe për këtë arsye ata e konsiderojnë Inzaghi-n një nga fajtorët kryesorë për këtë sezon zhgënjyes, veçanërisht në kampionat.

Synimi i klubit në fillim të sezonit ishte rikthimi i titullit, megjithatë, pas pjesës së parë të sezonit, ky objektiv duket se është zbehur përfundimisht me përjashtim të ndonjë mrekullie.

Pikërisht për këtë, klubi mund të vendosë t’i japë lamtumirë trajnerit në fund të sezonit, pavarësisht rrugëtimit në Champions League, ku kujtojmë se zikaltrit do të përballen në 1/8-at me Porto-n.

Nëse Simone Inzaghi dëshiron të mbajë stolin e Inter-it, do të detyrohet të ndryshojë kursin, duke u përpjekur të paktën të arrijë kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League sa më shpejt të jetë e mundur, duke qenë se të tjerët janë në ndjekje dhe janë vetëm disa pikë larg.

E ardhmja e trajnerit tek Inter nuk ka qenë kurrë kaq e rrezikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat