Zhegrova në garë për golin më të bukur

Futboll

Zhegrova në garë për golin më të bukur

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 11:17
Edon Zhegrova me numër 23

Goli i Edon Zhegrovës, i shënuar ndaj Olympique Lyonit, është futur në garë për golin më të bukur të së tetës së finales së Kupës së Francës.

Pavarësisht se u eliminuan nga kjo garë, Zhegrova dhe Remy Cabella mund ta kenë mundësinë të ngushëllohen sadopak.

Goli i dytë i Lille për barazimin e rezultatit u fut në garë për golin më të mirë pas një aksioni të shkëlqyeshëm të Cabellas, i finalizua me mjeshtri nga përfaqësuesi i Kosovës.

Ky gol do t’i konkurrojë golat e Ruslan Malinovskyit, Florent Mollet dhe Fares Chaibi.

Tifozët mund të votojnë në rrjetin social “Twitter” tek faqja zyrtare e Kupës së Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat