Pse Davor Shuker nuk mori pjesë në varrimin e Çiro Bllazheviqit?

Futboll

Pse Davor Shuker nuk mori pjesë në varrimin e Çiro Bllazheviqit?

Nga: K. Goca Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 14:01
Davor Shuker e Mirosllav Çiro Bllazheviq, takimi i fundit mes tyre me 16 dhjetor të vitit 2021

Legjenda e futbollit kroat, Davor Shuker, nuk u shfaq në mesin e pjesëmarrësve në funeralin për trajnerin e mirënjohur Mirosllav Çiro Bllazheviq.

Bllazheviq vdiq me 8 shkurt dhe dje iu dha lamtumira për në banesën e fundit.

Ndryshe mbahet mend si trajneri më i famshëm që ka pas Kosova përkatësisht KF Prishtina e gjeneratës së artë në vitin 1985.

“Njëri prej futbollistëve më të mirë kroat të të gjitha kohërave, Davor Shuker, nuk u pa në homazhe dhe varrimin e Bllazheviqit. 

‘Fituesi i Këpucës së artë’ në Kampionatin Botëror në Francë të vitit 1998, ai ishte një nga futbollistët kryesorë që e fituan medaljen e bronztë. 

Gjatë karrierës së tij si lojtar, vendori i Osijekut kënaqi publikun me golat dhe paraqitjet e tij për Kroacinë, pas së cilës u bë president i Federatës së Futbollit Kroat dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Në homazhe dhe funeral, morën pjesë ish bashkëlojtarët e tij: Zvonimir Boban, Igor Shtimac, Aljosha Asanoviq dhe Robert Jarni, si dhe shumë lojtarë të tjerë nga viti 1998. 

Shtimac dhe Boban nuk mundën t'i mbanin emocionet dhe lotët gjatë fjalimit për Mirosllav Bllazheviqin.

Shuker dhe Çiro u panë për herë të fundit në publik më 16 dhjetor të vitit 2021, në premierën e filmit për Çiro në Zagreb. 

Shuker shihet rrallë në Kroaci dhe më së shumti udhëton nga Madridi dhe Londra për në Las Vegas, që është destinacioni i tij i preferuar”, ka shkruar mes të tjera media kroate “Veçernj List’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat