“Stuhi” tek Barça

Futboll

“Stuhi” tek Barça

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 14:37
Flamuri i Barcelonës në Camp Nou

Më shumë se 30 pagesa për një shumë të përgjithshme prej 1,6 milion eurosh.

Barcelona ka përfunduar në “stuhi” për raportet me Enriquez Negreira, ish-zëvendës president i Komisionit Teknik të Referëve në Spanjë.

E përditshmja spanjolle “Marca” ka nxjerrë sot statistika interesante: në tre sezonet kur janë realizuar pagesat (nga sezoni 2015/16 deri në 2017/18), balanca e penalltive dhe i kartonëve të kuq është i lartë: 33 penallti në favor dhe 3 kundër (+30), 23 kartonë të kuq për kundërshtarët dhe 4 për lojtarët “Blaugrana (-19).

Numrat, rastësisht apo jo, kanë rënë në mënyrë drastike në sezonet e fundit, kur ka përfunduar bashkëpunimi me Negreiran: nga edicioni 2018/19, katalunasit i kishin në favor 31 penallti, ndërsa 19 i kishin kundër (+12), derisa kartonët e kuq janë rritur në 20 te lojtarët e Barçës, kurse në të njëjtën periudhë rivalët janë ndëshkuar 24 herë (-4).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat