Ten Hag fajëson gjyqtarin pas barazimit me Barçën

Futboll

Ten Hag fajëson gjyqtarin pas barazimit me Barçën

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 22:06
Ten Hag

Manchester United barazoi sot 2:2 me Barcelonën në stadiumin “Camp Nou”, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e eliminimit direkt të Ligës së Evropës.

United ishte duke udhëhequr 2:1 deri në minutën e 76’, kur një super gol nga Raphinha barazoi shifrat në 2:2 dhe e shpëtoi Barçën nga humbja.

Pas ndeshjes kishte shumë zëra se gjyqtari i takimit kishte favorizuar Barçën, ndërsa edhe trajneri i United e fajësoi punën që bëri referi italian, Maurizio Mariani.

Ten Hag tha se gjyqtari kishte një ndikim të madh në ndeshje, dhe se skuadra e tij ishte më e mirë në fushë.

“Gjyqtari kishte një influencë të madhe në këtë ndeshje. Një ndërhyrje e pastër në Rashford dhe një karton i kuq. Gjyqtarët nuk mund të bëjnë gabime të tilla”, tha Ten Hag.

“Ne e diktuam lojën dhe ishim më të mirë në shumë raste. Isha i mërzitur që rezultati ishte 0:0 në pjesën e parë por ishte një ndeshje e bukur, dy skuadra që sulmojnë, vërtetë e shijova këtë”, tha më tej Ten Hag.

Ndeshja e kthimit mes Manchester United dhe Barcelonës zhvillohet në stadiumin “Old Trafford” më datën 23 shkurt me fillim nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat