City dhe Guardiola të “varur” nga Grealish

Futboll

City dhe Guardiola të “varur” nga Grealish

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 22:35
Grealish me bashkëlojtarë

Manchester City rihapi tërësisht garën për titullin e Premier League teksa mposhti në Emirates Stadium, Arsenalin duke fituar me rezultatin 1-3.

The Citizens, barazuan me pikë në krye të klasifikimit topçinjtë që nga ana tjetër kanë edhe një ndeshje më pak në kalendar.

Një nga më të mirët e ndeshjes për të besuarit e trajnerit Pep Guardiola ishte Jack Grealish me sulmuesin që shënoi në minutën e 72-të.

Një gol me peshë për skuadrën e Cityt duke qenë se në atë moment u rikthyen në avantazh dhe në fund realizuan edhe të tretin.

Kështu,  Grealish konfirmoi formën e mirë që po kalon së fundmi teksa sipas Opta, tashmë City është e varur nga loja e 27-vjeçarit.

Sipas Opta, Manchester City fiton në 82% të rasteve kur Grealish është në fushë duke koleksionuar 14 triumfe, 1 barazim dhe 2 humbje.

Nga ana tjetër, në momentin që Grealish nuk është në fushë, City fiton vetëm në 33% ta rasteve duke koleksionuar 2, fitore, 2 barazime dhe 2 disfata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat