Nuk ka gjasa që Di Maria t’i bashkohet Galatasarayt

Futboll

Nuk ka gjasa që Di Maria t’i bashkohet Galatasarayt

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 13:10
Angel Di Maria

Së fundmi qarkulluan spekulime se Angel Di Maria pritet të largohet nga Juventusi, por si duket këto zëra nuk janë të vërteta.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano përmes burimeve të tij bëri të ditur se nuk ka asnjë shans që Angel Di Maria t’i bashkohet Galatasarayt në ditët e fundit të merkatos në Turqi.

Di Maria pritet që ta kompletojë sezonin aktual si lojtar i Juventusit.

Nuk ka asnjë ndryshim ose diçka të re pavarësisht spekulimeve që po qarkullojnë në orët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat