Georgina: Ju tregoj defektin e vetëm që ka Ronaldo

Futboll

Georgina: Ju tregoj defektin e vetëm që ka Ronaldo

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 14:28
Georgina e Ronaldo

Në një intervistë për “Sportweek”, Georgina Rodriguez ka vlerësuar partnerin e saj Cristiano Ronaldo. Sipas modeles dhe influencueses, portugezi është një model i vërtetë për shumë meshkuj. Me shumë përparësi dhe fare pak defekte.

Në të vërtetë, vetëm një të metë ka CR7, sipas rrëfimit të 28-vjeçares: “Cristiano është një super baba dhe partneri më i mirë që mund të ëndërroja ndonjëherë.

Defekti i tij i vetëm?

Ronaldo nuk gatuan. Ne kemi një kuzhinier, por ndonjëherë gatuaj vetë”.

Një nga problemet e para që kishte CR7 në Arabinë Saudite ishte ai i pamundësisë për të gjetur një kuzhinier personal, që do të ishte në gjendje të përgatiste ushqime për shijen e tij.

Siç u zbulua nga “Daily Mail” pak kohë më parë, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” po kërkon prej kohësh një kuzhinier të aftë për të përgatitur pjata tradicionale portugeze, por edhe sushi e pica.

Pas disa përzgjedhjeve, Ronaldo arriti të punësonte personin e duhur, i cili sot alternohet me Georgina, së cilës i pëlqen shumë të jetë në kuzhinë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat