Kur Prishtina gjunjëzoi Velezhin në Mostar në vitin 1987! Boshnjakët mbeten të hutuar 

Futboll

Kur Prishtina gjunjëzoi Velezhin në Mostar në vitin 1987! Boshnjakët mbeten të hutuar 

Nga: K. Goca Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 15:37
KF Prishtina e vitit 1987, në këmbë nga e majta: Abdyl Bellopoja, Zoran Lemajiq, Muhamed Kolenoviq, Sllavenko Kuzeleviq, Gani Llapashtica, Isa Sadriu. Nga e majta ulur: Mensur Nexhipi, Sahit Kelmendi, Vlladislav Gjukiq, Fadil Muriqi dhe Kujtim Shala.

Boshnjakët mbeten të hutuar me 18 nëntor (e mërkurë) të vitit 1987, kur Prishtina e gjunjëzoi Velezhin e Mostarit në kuadër të çerekfinales siç quhej atëkohë Kupa “Marshall Tito” në futboll.

Të dy ekipet garonin në ligën e parë të ish Jugosllavisë, Velezhi si i favorizuar por prishtinasit me zemër të madhe e lanë të shtangur Mostarin.

Në minutën e 4-të, Zoran Batroviq, me mjeshtrin e tij parabolloi portierin Petranoviq, 0:1. 

Vendasit u kundërpërgjigjen shpejt pikërisht në minutën e 5-të dhe barazuan me golin e Juriqit.

Në minutën e 77-të, Fadil Muriqi, i njohur si Maradona i Kosovës, pason deri të Vlladisllav Gjukiq dhe ky e gjen Mensur Nexhipin e shpejt, i cili godet bukur duke ia siguruar fitoren (1:2) prishtinasve.

Goli i Nexhipit heshti Mostarin.

Në ndeshjen e kthimit që u luajt në mars të vitit 1988, Prishtina u nda baras (0:0) dhe u kualifikua në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale ka qenë e pafat, pasi në Prishtinë ka luajtur baras (1:1, shënues Kujtim Shala) me Borcin e Banjallukës (anëtar i ligës së dytë, Grupi i Perëndimit) dhe në ndeshjen e kthimit në Banjallukë po ashtu baras (0:0).

Borci me penallti fitoi me rezultat 4:1 dhe shkoi në finale.   

Me 18 nëntor, 1987, Velezhi – Prishtina 1:2

Stadiumi në Mostar.
Shikues: 5.000.
Gjyqtar. Anton Shumiq (Zagreb), ndihmës Stjepan Gllavina (Klis) e Davior Zekan (Split).  
Shënues: Batroviq (4') - 0:1; Juriq (5') 1:1 dhe Nexhipi (77') 1:2.
Velezhi: Petranoviq 6, Haxhiabdiq 6, Shishiq 6, Përskallo 5, Gjuranoviq 6, Jedvaj 6, Kajtaz 5, Kallajqiq 5 (Gudel), Juriq 6 (Kodro), Karabeg 5 dhe Popoviq 5.
Prishtina: Zoran Lemajiq 8, Gani Llapashtica 7, Isa Sadriu 7, Sahit Kelmendi 7, Sllavenko Kuzeleviq 7, Muhamed Kolenoviq 7, Zoran Batroviq 7 (Muharrem Sahiti), Mensur Nexhipi 7, Vlladisllav Gjukiq 7, Fadil Muriqi 7 dhe Abdyl Bellopoja 7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat